Divjakë, 62-vjeçari humb jetën pasi përmbyset me mjetin bujqësor

Aktualitet

Divjakë, 62-vjeçari humb jetën pasi përmbyset me mjetin

Një aksident ndodhi sot në Divjakë, ku një 62-vjeçar, Maliq Meta, humbi jetën në një aksident me mjetin e tij bujqësor.

Sipas raportimeve, ai po lëvizte në rrugën e parcelave kur në një moment humbi kontrollin e mjetit, i cili u përmbys në një kanal.

Maliq Meta mbeti i bllokuar brenda mjetit, duke pësuar vdekjen e menjëhershme.

Bashkëfshatarët, të alarmuar nga incidenti, u afruan menjëherë për t’i dhënë ndihmë, por përpjekjet e tyre nuk dhanë rezultat, duke konfirmuar vdekjen e 62-vjeçarit në vendngjarje.

Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion