Trafikonte mina me telekomandë, pranga 48-vjeçarit në Elbasan

Aktualitet

Trafikonte mina me telekomandë, pranga 48-vjeçarit në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 48-vjeçar në Elbasan, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën telekomandë me mina, me qëllim shitjen e tyre. Blutë bëjnë me dije se i arrestuari është nga Durrësi.

“Elbasan/ Finalizohet operacioni policor i koduar "Bradasheshi". Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë. Sekuestrohen dy mina me telekomandë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të minave me telekomandë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në fshatin Bradashesh, Elbasan, kishte me vete mina me telekomandë, me qëllim shitjen e tyre,   kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Bradasheshi, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 48 vjeç, banues në Durrës. 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion