Trafikim armësh nga Kosova në Shqipëri, Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit
Një operacion i zhvilluar në Shqipëri dhe Kosovë, çoi në goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të cilët si aktivitet kryesor kihin trafikimin e armëve nga Kosova drejt Tiranës dhe vendve të tjera të Bashkimit Europian.
Në pranga të policisë kanë rënë 24 persona, mes tyre dhe “koka” e këtij grupi i njohur si Valter Osmani me vendbanim në Kombinat dhe i arrestuar në Kosovë. Në Shqipëri u arrestuan 6 persona, Euxhenio Manushi, 20-vjeç, Endri Papa, 34-vjeç, Aurel Manreka, 28 vjeç, Gersi Llozha, 22 vjeç, Kleu Mucalliu, 26-vjeç; dhe Tonin Shkami, 53-vjeç.
Teksa sot është mbajtur dhe seanca gjqysore për të arrestuarit në Tiranë, këta persona, Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkanmi, kanë mohuar akuzat përpara trupit gjykues duke pretenduar se nuk ishin djeni mbi aktivitetin që ushtronte Valter Osmani.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Përsa i përket 20 vjeçarit Euxhenjo Manushit, ai tashmë është i arrestuar për akuzën trafikim i lëndëve narkotike dhe seanca për të pritet të zhvillohet të djelën.
Ky grup furnizohej me armë sportive nga Turqia të cilat më pas dërgoheshin në Kosovë për tu modifikuar. Armët silleshin drejt Tiranës me autobusat e linjës ose me vetura. Si pikë kryesore e magazinimit të armëve në Tiranë dyshohet të jetë shtëpia e Valter Osmanit në Kombinat ku policia gjatë një aksioni ditën e djehsme, sekuestroi dhjetëra armë të llojit pistoletë “Zoran” që dyshohet se do të shkëmbeheshin ne ditët të viijm me kokainë.
Shpesh herë armët e zjarrit shkëmbeheshin jo vetëm me para, por edhe me kokainë. Këtu futet dhe roli i Euxhenjo Manushit, djalit të klarinistit Ad Sybardhi (Adriano Manushi), tashmë i arrestuar.
20-vjeçari interesohej për armë dhe në shkëmbim jepte kokainë. Gjatë hetimeve është provuar se në disa raste ai së bashku me persona të tjerë kanë shkuar drejt Kosovës me lëndë narkotike me vete dhe në kthim ata kanë sjellë armë zjarri.
Shkëmbimi i armëve me kokainë bëhej në bazë të llojit të armës, nga 25 deri në 30 gramë për pistoleta dhe më shumë për armët më të mëdha. Armët shiteshin për çmime nga 800 deri në 1 mijë euro.
Nga aksioni policor i zhvilluar dy ditë më parë, autoritetet kanë sekuestruar në Tiranë: 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.
Ndërsa në Kosovë janë sekuestruar 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera.