EMRI/ U kap në flagrancë me dhjetëra doza të lëndës narkotike, arrestohet 18-vjeçari

Aktualitet

EMRI/ U kap në flagrancë me dhjetëra doza të

Një 18-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë nga policia e Fierit.

I riu, i identifikuar si Juled Spahija u kap në flagrancë me dhjetëra doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Sipas njoftimit zyrtar, dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 1 celular.

Ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla lundruese në Vlorë, shkak moti i keq

Njoftimi i policisë:

DVP Fier

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier operacioni policor i koduar "Flagranca".

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 18-vjeçar me dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Fier bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit "Flagranca", arrestuan shtetasin J. S., 18 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë nga kontrolli fizik i gjetën shtetasit J. S., dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte pregatitur për shitje.

Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion