Kuvendi “ngrin” çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

Politikë

Kuvendi “ngrin” çështjen e mandatit të Olta

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese është shprehur se “është e paimagjinueshme në një shtet ligjor” që të vendoset në pikëpyetje zbatimi i vendimit të GJK nga ana e Kuvendit për deputeten Olta Xhaçka.

Zaçaj deklaroi se vendimet e GJK-së janë të formës së prerë dhe duhet të zbatohen, pasi nuk ka ekuivok ndaj tyre, duke shtuar se “kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen”.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë dhe janë përfundimtare. Do të thotë që ato janë të zbatueshme.

Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më tej”, tha kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj.

Kur kanë kaluar 13 muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka vijon të shtyhet në Kuvend.

Shefi i kabinetit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla i tha për BIRN në tetor 2023 se kjo çështje pritej të diskutohej në javët e para të nëntorit, por ende s’është futur në shqyrtim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion