Tragjedia në Krujë/ Po ecte mbrapsht me makinë, gjyshi përplas për vdekje mbesën e mitur

Aktualitet

Tragjedia në Krujë/ Po ecte mbrapsht me makinë, gjyshi

Aksident në fshatin Mallkuc të Krujës. Mësohet se gjyshi, Martin Kaci, duke ecur indietro me makinë ka përplasur mbesën e tij të mitur, e cila ka ndërruar jetë.

Vajza ishte rreth 2 vjeç. Ngjarja ndodhi në oborrin e banesës së tij.

"Krujë/Informacion paraprak Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion