Tradhtia që vrau psikologjikisht Bedrie Lokën, flet vajza: Gjeti letrën e dashurisë nga një franceze

Aktualitet

Tradhtia që vrau psikologjikisht Bedrie Lokën, flet vajza: Gjeti

“Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht.”. Kështu ka deklaruar vajza e Bedrie Lokës, nëna e 4 fëmijëve që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, pas sherreve të vazhdueshme me burrin.

Në deklarimet e saj, vajza pohon se prej një viti prindërit nuk e kishin pasur mirë marrëdhënien me njëri-tjetrin. Ajo mësohet të ketë thënë se prindërit kanë pasur debate që prej muajit shkurt 2023.

“Gjyshja ime ka kaluar një trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te ajo. Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë e thoshte se do t’i jepte fund jetës. ‘Jam e lodhur’ thoshte”, thuhet në dëshminë e vajzës.

Madje e reja tregon dhe momentin e fundit të komunikimit me nënën e saj, pak para se kjo e fundit të pinte fotoksinë.

“Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë rreth orës 22:30 dhe ajo më tha që kishin prapë debat. I thashë; “po leje pra atë muhabet dhe qepe” dhe ajo më tha; “mirë mo mami, mirë se e qep unë”.

 Diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, vijon më tej rrëfimin e bija.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion