Tomini: Nëse vendet e BE nuk njohin vaksinën ruse dhe kineze, shqiptarët të udhëtojnë me tampon

Aktualitet

Tomini: Nëse vendet e BE nuk njohin vaksinën ruse dhe kineze,

Shqiptarët këtë verë nuk do të pengohen për të udhëtuar jashtë kufijve të vendit. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha se edhe nëse vendet europiane nuk njohin vaksinat kineze dhe ruse, shqiptarët do të udhëtojnë me tampon.

“Përveç aplikimit me pasaportën e vaksinimit është edhe tamponi 48-72 orë. Kështu që popullata shqiptare nga kryerja e njërës apo tjetrës vaksinë nuk do të privohet nëse kemi disa alternativa siç është pasaporta e vaksinimit me vaksinat e BE apo kryerja e një tamponi”.

Edhe ata persona që e kanë kaluar Covid, nuk mund të udhëtojnë vetëm më vërtetim pasi barkodet që njihen në kufi janë të vendosura vetëm tek certifikata e vaksinimit si edhe tek rezultati i tamponit.

 
“Ka individë të cilët mund ta kenë kaluar sëmundjen por nuk reflektojnë në gjak antikorpe, prandaj edhe nëse individët që kanë kaluar sëmundjen të kryejnë tamponin 48-72 orë” tha ajo për TV Klan.

Sipas Tominit testi serologjik nuk mund të tregojë prezencë antikorpesh nëse ka kaluar më shumë se një vit nga kalimi i sëmundjes. Deri tani asnjë vend në Europë nuk ka dalë me vendim final për të lejuar apo jo turistë nga vendet jashtë unionit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion