"Komiteti i Ekspertëve do të lehtësojë masat", Skënder Brataj jep lajmin e mirë

Aktualitet

"Komiteti i Ekspertëve do të lehtësojë masat",

Pasojat e grumbullimeve gjatë procesit zgjedhor kanë nisur të ndjehen.  Të infektuarit me koronavirus dhe të shtruarit në spitale sipas drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj kanë pësuar një rritje të lehtë.

“Në këtë moment kërkohen 6-7 apo 10 tamponë që kërkohen. Ka një rritje të vogël, sot janë rreth 14 shtrime midis spitaleve Covid të kryeqyteti dhe atyre rajonale. Por qëndrimi është më i shkurtër dhe korrespondon me atë numër të ulët që rezulton akoma në spitalet”, thotë Brataj.

Megjithëkëtë  doktor Brataj mendon se më e keqja ka kaluar.   Për shkak të imunizimit  natyral të popullatës dhe atij  përmes vaksinimit nuk do të përballemi me situatën e muajve të shkuar.

“Kujdesi duhet të jetë dhe monitorimi vazhdon çdo ditë. Sidomos nga 15-20 maji do të jetë në kontroll për arsye të grumbullimit të njerëzve në fushata elektorale”, shprehet më tej Brataj.


Vera në Shqipëri parashikohet të jetë më e qetë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë po shqyrton mundësinë për të lehtësuar masat kufizuese.

“Po vlerësohen të gjitha masat dhe kuptohet që janë paralele dhe graduale. Sa më shumë të vaksinuar të kemi aq më shpejt do të shkojmë drejt eliminimit të masave që janë, kuptohet një nga një. Maskat, oraret, ora policore, aktivitetet e ndryshme, bizneset, lokalet, festat do të shihen të gjitha me radhë”, thotë më tej Brataj.

Aktualisht numri i të infektuarve aktiv në Shqipëri është rreth 10 mijë persona ndërsa ata që e kanë kaluar Covid-19 zyrtarisht janë mbi 131 mijë.

ME TE LEXUARAT