Tiranë, po instalonte linjën e internetit, 50-vjeçari humb kontrollin dhe bie nga lartësia e një shtylle

Aktualitet

Tiranë, po instalonte linjën e internetit, 50-vjeçari humb
Një punonjës i një kompanie telekomunikacioni ka mbetur i dëmtuar pas rënies nga lartësia e një shtylle, teksa po punonte për instalimin e një linje interneti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Shote Galica”. Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shtylla gjatë punës.

50-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Ndërkohë, grupet hetimore kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion