Sulmuesi shqiptar vendos të rrezikojë karrierën e tij/ Klubi kërkon me ngulm largimin (EMRI)

Sport

Sulmuesi shqiptar vendos të rrezikojë karrierën e tij/ Klubi
Rrugët e Milot Rashicës me Beshiktashin po ndahen në mënyrën më të keqe të mundshme. 30-vjeçari nuk ishte as në stol në ndeshjen e fundit, ndërsa klubi kërkon me ngulm largimin.

Madje tashmë raportohet se klubi turk është i gatshëm të paguajë çdo detyrim ndaj Rashicës, që ky i fundit të largohet. Vetëm sulmuesi refuzon këtë opsion duke u shprehur se është i lumtur te Beshiktashi.

Rashica po rrezikon kështu karrierën. Kjo pasi ekziston mundësia që Beshiktashi ta mbajë në tribunë për gjatë gjithë sezonit.

Futbollistit të lindur në Vushtri i ka mbetur edhe ky sezon në kontratë. Kujtojmë se në vitin 2023 ishte Noruiç që e shiti kartonin e tij për 5 milionë euro te Beshiktash.

Dhe pse Erzurum ka treguar interes për shërbimet e tij, vetë Rashica po pengon largimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion