A do të kemi nevojë për një dozë të 3-të? EMA bën parashikimin për variantin “DELTA” të Covid-19

Bota

A do të kemi nevojë për një dozë të 3-të?

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar sot se varianti “Delta” i koronavirusit do të përfaqësojë 90% të infektimeve në Bashkimin Evropian deri në fund të Gushtit dhe se dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga ky variant që po përhapet me shpejtësi.

EMA gjithashtu thotë se të dhënat tregojnë që “Delta” është 40% deri 60% më ngjitës.

Për më tepër, varianti “Delta” mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital.

Kjo, vijon më tej “EMA” e bën të domosdoshme që vendet të përshpejtojnë programet e vaksinimit, përfshirë dozat e dyta për të mbyllur boshllëqet imune.

Por a do të kemi nevojë për një dozë të tretë?

Sipas “EMA”-s tani është shumë herët për të gjykuar nëse dhe kur do të nevojitet një dozë përforcuese kundër COVID-19, pasi nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme nga vaksinimi duke marrë parasysh përhapjen e mutacioneve.

Sidoqoftë, në rast se nevojiten doza të treta, EMA thotë se çdo informacion i ri i disponueshëm për këtë temë do të shqyrtohet menjëherë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion