Gjykata e Lartë rrëzon dënimin me 15 vjet burg për Domart Konjarin, çështja do të rigjykohet në Apelin e GJKKO-së

Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon dënimin me 15 vjet burg për Domart

Dosja penale ndaj Domart Konjarit, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, do të rigjykohet sërish në Apelin e Posaçëm, me një trupë të re gjykuese. Ky vendim vjen pasi Gjykata e Lartë, një ditë më parë, prishi vendimin e shkallës së dytë, me të cilin Konjari ishte dënuar në mungesë me 15 vite burg.


Më 7 tetor 2021, Konjari ishte shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për disa akuza të rënda, përfshirë:
“Krijim, organizim dhe drejtim të organizatës kriminale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave” si dhe “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas SPAK, Konjari dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine drejt Europës, kryesisht në Francë. Po ashtu ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion