Tentuan të korruptojnë me para efektivët e policisë, në pranga 6 shoferë në Tiranë

Aktualitet

Tentuan të korruptojnë me para efektivët e policisë, në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 qytetarë të cilët kanë tentuar që të korruptojnë efektivë të policisë rrugore.

Policia thotë se gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, konkretisht shtetasit I. H., 53 vjeç, K. GJ., 49 vjeç, T. D., 61 vjeç, K. C., 27 vjeç, E. J., 27 vjeç dhe M. K., 53 vjeç.

Këta drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e Policisë dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash.

Lufta ndaj këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, kundër shkelësve dhe atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion