Tenton të vjedhë një banesë, arrestohet i riu në Berat

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, i akuzuar për vjedhje. Sipas njoftimit, i riu A.Z u kap, pasi tentoi të vjedhë një banesë. Ndërsa bëhet me dije se 23-vjeçari ka qenë autori i një vjedhje të ndodhur kohë më parë.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Z., 23 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, pasi ka tentuar të vjedhë dy aparate celular dhe një portofol në banesën e shtetases E.H.
Gjithashtu dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit B.S, ku ka marrë një sasi lekësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


