“Kur do fillojë Big Brother”, Arbana tallet me ndjekësin (Foto)
Lajmifundit
/
14 July 2021, 09:22
Showbiz

Të gjithë duan të dinë se kur nis Big Brother në Shqipëri, dhe të gjithë duan Arbana Osmanin si prezantuesen e saj. Kjo e fundit, prej kohësh ka treguar se kjo pyetje i vjen gjithmonë, duke iu bërë rutinë.
Në një ask të fundit, teksa pyet ndjekësit se çfarë filmi po shikon ajo dhe partneri i saj, asaj i vjen një pyetje për nisjen e Big Brother. “Kur do të fillojë BB VIP me një prezantuese yll si ty”
Arbana i përgjigjet: “Historia e jetës sime”, duke vendosur emojin me dorë në fytyrë.

Se kush do e prezantonte BB ishte një nga misteret dhe temat më të diskutuara në lajmet rozë.


