I dënuar për transport të emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim (Emri)

Aktualitet

I dënuar për transport të emigrantëve të

Policia e Durrësit ka arrestuar një 24-vjeçar, të shpallur në kërkim. Shtetasi Eralind Pirraçi është dënuar me 5 vite e 6 vite burg për transportin e emigrantëve të paligjshëm, në këmbim të parave,

“Durrës/ Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar. Kapet dhe ndalohet një 24-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve". 

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Qafë Plloça", i finalizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë më datë 03.03.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Eralind Pirraçi, 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".     

Ky shtetas, më datë 03.03.2020, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (të arrestuar në kuadër të këtij operacioni), janë kapur duke transportuar me një mjet tip "Volksëagen" dhe një mjet tip "Benz", 8 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit prej 300-350 euro, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.  Shtetasi Eralind Pirraçi i dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtjeshme.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion