Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari në Lushnjë

Aktualitet

Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lushnjë, pasi tentoi të vidhte sende me vlerë në një Kishë. Policia bën të ditur se arrestimi i tij u bë në flagrancë, pasi u konstatua brenda ambienteve të Kishës Katolike.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. 

"Lushnjë-Policia parandaloi një rast të vjedhjes së një objekti kulti. Tentoi të vidhte sende me vlerë në një objekt kulti (Kishë Katolike), kapet në flagrancë autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjatë patrullimit në territor, gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen "Kongresi", kanë konstatuar një shtetas në ambientet e Kishës Katolike duke vjedhur sende me vlerë. Patrulla e Përgjithshme ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit B. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion