Flakët jashtë kontrollit në malin e Shushicës/ Ndezi zjarr për pastrimin e barërave, arrestohet 33-vjeçari!

Aktualitet

Flakët jashtë kontrollit në malin e Shushicës/ Ndezi zjarr

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pas zjarrit që ndezi në malin e Shushicës.

33-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për pastrimin e barërave, në një sipërfaqe toke kullotë në pronësi të tij, në vendin e quajtur “Gryka e Zguros”, në malin e Shashicës, ku si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme, me shkurre dhe bimësi të dendur.

Zjarri është përhapur edhe në drejtim të territorit të fshatrave Kaninë dhe Sherishtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion