EMRI/ Kush është 21-vjeçari nga Kamza që kërcënoi me jetë familjen e kandidates demokrate për deputete

Aktualitet

EMRI/ Kush është 21-vjeçari nga Kamza që

Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka kanosur me thikë familjarët e ish-kandidatës demokratë për deputete në Sarandë. Në kërkim është shpallur shtetasi, Mariglen Bajrami. 

Ka qenë vetë ish-kandidatja për deputete, Matilda Qurku që ka postuar pamje nga momenti që i riu i është afruar babait të saj me thikë në dorë, të cilën e mbantë të fshehur pas shpine.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë një restoranti në pronësi të familjes Qurku.

"E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.", shprehet ajo ndër të tjera.

Qurku i bën thirrje qytetarëve që nëse e shohin 21-vjeçarin të lajmërojnë policinë. 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion