Tentoi të përdhunonte 32-vjeçaren në lokal, flet shqiptari: Nuk mbaj mend asgjë, isha i pirë

Aktualitet

Tentoi të përdhunonte 32-vjeçaren në lokal, flet

30 vjeçari shqiptar ka kërkuar falje për sulmin ndaj një 32-vjeçare brenda një lokali në Symi. Edhe pse akuzohet për tentativë përdhunimi, ai pretendon se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë nën efektin e alkoolit.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi. Isha nën efektin e alkoolit dhe nuk mbaj mend asgjë. Jam familjar, kam një fëmijë të vogël dhe në asnjë mënyrë nuk kam tentuar ta nxitoj vajzën”, tha 30-vjeçari.

Kujtohet se ditën e djeshme mediat greke publikuan videon ku shihet shqiptari duke e mbyllur gruan brenda dyqanit të saj dhe duke e puthur pa dëshirën e saj, ndërsa ajo tenton ta largojë. 

Grekja, duke përshkruar makthin që ka jetuar, tha: “Mbylli derën e dyqanit, nuk më linte të dilja dhe më pas u përpoq të më përqafonte në mënyrën e tij, më puthi kundër dëshirës time. Ai fliste në gjuhën e tij, nuk e kuptoja. Thjesht i thashë të dilte dhe të më linte të qetë”.


32-vjeçarja ka arritur të njoftojë më pas autoritetet dhe në pamjet e bëra publike nga policia, 30-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë arrestimin. Pas disa tentativash policët kanë arritur ta imobilizojnë dhe t'i vënë prangat.

ME TE LEXUARAT