Temperatura vere në mes të prillit, dy qytetet më të nxehta për ditën e premte

Aktualitet

Temperatura vere në mes të prillit, dy qytetet më të nxehta

Qarkullimi anticiklonar i Azoreve dhe ai afrikan që ka mbërthyer një pjesë të madhe të Ballkanit dhe jo vetëm prej disa ditësh tashmë do të bëjë që edhe për ditën e nesërme (e Premte) mbi vendin tonë të dominojnë kushte të qëndrueshmë atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët me orë të gjata me diell, ndërsa vranësirat të pakta në formën e reve të mesme dhe të larta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male hera herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat minimale parashikohen jo më të ulëta se 9°C, kjo kryesisht në vendet malore ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë deri 30°C në zonat e ulëta si Tirana apo Kuçova.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion