Tensionet në kampin e muxhahedinëve, një efektiv humb ndjenjat, iranianët dalin në rrugë
Lajmifundit
/
20 June 2023, 12:05
Aktualitet

Tensione në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Shtetasit iranianë të kampit Ashraf 3 kanë dalë në rrugë, ndërkohë që ka forca të shumta policie në gatishmëri për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Sipas një prej muxhahedinëve dy njerëz janë vrarë dhe u dërguan në spital.

Në vend është parë dhe një ambulancë. Ndërkohë nga ana e policisë shqiptare nuk ka informacion zyrtar. Një efektiv policie ka humbur ndjenjat dhe po i jepet ndihma e parë.


