Aksioni i SPAK/ MEK pretendon se ka 1 viktimë në Manëz, Policia: Nuk është e vërtetë

Zëdhënësi i MEK ka pretenduar se një person ka humbur jetën gjatë aksionit të policisë në kampin në Manzë ndërsa 36 të tjerë të plagosur. Ndërkaq policia shqiptare e mohon një fakt të tillë.
Por Policia e Shtetit mohon të ketë viktima gjatë aksionit në kampin e MEK.
Brenda kampit ka pasur përplasje për shkak se një pjesë e banorëve kanë kundërshtuar kontrollet.
Zëdhënësi i shtypit të kampit Ashraf tha se njëri prej banorëve është vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.
Drejtori i shtypit në Ashraf, Shahriar Kia tha: Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit.


