Tensione dhe përplasje fizike në protestën te Zogu i Zi! Shoqërohen 10 aktivistë

Aktualitet

Tensione dhe përplasje fizike në protestën te Zogu i Zi!
Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durrësit, deri te Zogu i Zi, ku protestuesit bllokuan rrugën. Mësohet se pas përplasjes me policinë, kjo e fundit ka shoqëruar 10 persona.

Bëhet fjalë për shtetasit; Visuar Dalipi; Marjo Reka; Asllan Dogjani; Krenar Kurti; Ermelind Kuka; Artan Daçi; Besnard Kaini; Arnold Çupani; Ilir Muzhaqi dhe Endri Neziraj.

Po ashtu raportohet se të shoqëruarit janë dërguar në komisariatin nr.1. Pas këtij episodi, aktivistët e kanë transferuar protestën e tyre para Komisariatit nr. 1 ku edhe po qëndrojnë aktualisht. Ata bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve, ndërsa akuzojnë policinë për dhunë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion