Gara për Prokuror të Përgjithshëm, largimin e kujt kërkon Arta Marku, ka një arsye

Aktualitet

Gara për Prokuror të Përgjithshëm, largimin e kujt
Vazhdon ngërçi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për procesin e garës për Prokuror të Përgjithshëm. Një tjetër kandidate ka kërkuar dorëheqjen nga ky proces të një anëtari të KLP-së.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, kandidatja Arta Marku, që shfaq për herë të dytë dëshirën për të konkurruar për postin e Prokurores së Përgjithshme, ka kërkuar dorëheqjen e anëtarit të KLP-së, Sokol Stojani.

Arsyetimi i prokurores Marku është se ka konflikt interesi dhe se, sipas saj, Stojani nuk do ta vlerësojë pa emocione emrin e saj në garë, pasi kur ka qenë Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, ajo ka larguar nga posti i drejtorit të hetimit, në atë kohë, zotin Sokol Stojani.

Më herët janë kërkuar edhe dorëheqje të tjera të anëtarëve nga vetë anëtarët e KLP-së, duke e futur procesin në një parodi, pasi, teksa kanë kaluar afatet për t’ia përcjellë ILDKPKI-së formularët e kandidatëve, Këshilli ende nuk ka zgjidhur problemet e brendshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion