"Po bëja investigim"/ Skandali s*ksual me Safet Gjicin, çfarë deklaroi në GJKKO Alma Kaçi
Dosja në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Kukësit ka kaluar për gjykim. Dy të pandehurit e çështjes, që u konsiderua në fakt një skandal në zyrat e shtetit që tronditi mbarë opinionin publik, kanë vijuar akuza dhe kundër akuza për rastin në sallën e gjyqit.
Alma Kaçi, e cila u hetua edhe në masën e arrestit shtëpiak, i ka qëndruar versionit të saj të fillimit duke pohuar se kishte shkuar në Kukës pasi e dinte se Safet Gjici ishte një abuzues dhe shpërdoronte postin.
Ndërkohë që Safet Gjici, i ka mëshuar faktit se ai ishte një sulm i sajuar nga ushtarët politik por që nuk qëndron në asnjë asket shpërdorimi i detyrës nga ana e tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të dy personat, të cilët ishin protagonistë me video të atij skandali, pamje që u hodhën në rrjetet sociale dhe që dolën nga telefoni i Alma Kaçit.
Gjyqi ndaj tyre do të bëhet me dyer të mbyllura ndërkohë që pritet edhe dënimi i tyre që në fakt gjykimi i shkurtuar edhe do tua ulë ndjeshëm masën e ndëshkimit.