Atentati dështoi në sekondën e fundit/ Jeta mes luksit e “Otit të Elbasanit” që duan ta vrasin

Aktualitet

Atentati dështoi në sekondën e fundit/ Jeta mes luksit e

Elton ‘Kastriot’ Kila, i njohur si “Oti i Elbasanit” që e duan të vdekur bandat në Elbasan bën një jetë luksoze.

Ai rezultonte pronar i një jahti luksoz ndërsa nuk kursente fotografitë me shampanjë e mjete luksi, mes tyre edhe Ferrari.

Në vitin 2018 u vu në pranga pasi ishte i kërkuar për trafik droge në Itali. Po në këtë vit u vunë në sekuestro pasutritë e tij me vlerë 71 milionë lekë të reja.

Pasuritë e sekuestruara ishin: një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2; njësi Shërbimi 400 m2; tokë bujqësore 5200 m² dhe shoqëria tregtare “KILA TRANS” sh.p.k, të gjitha në Elbasan. 

Në muajin tetor 2018, i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion