EMRAT/ Ndërtimet e paligjshme, arrestohen tre persona në Vlorë, në kërkim pronari i firmës

Aktualitet

EMRAT/ Ndërtimet e paligjshme, arrestohen tre persona në Vlorë,

Tre persona janë arrestuar në Vlorë, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i firmës së ndërtimit, që po kryente punimet në një objekt 4-katësh.

Punimet po kryheshin në kundërshtim me ligjin, pasi organet kompetent kishin pezulluar punimet.

Të arrestuarit janë:

Ledio Fisheku, 41 vjeç, administrator i firmës së ndërtimit që po kryente punimet;
Përparim Mehmetaj, 46 vjeç dhe Brahim Tozaj., 19 vjeç, të dy punëtorë të kësaj firme ndërtimi.

Ndërsa pronari i firmës është shtetasi me iniciale, Artur Haxhi, 38-vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Ndërtimet e paligjshme, Policia vijon kontrollet në territorin e qarkut.

U kapën në flagrancë duke kryer punime në një objekt në të cilin ishin pezulluar punimet, vihen në pranga 3 shtetas (administratori dhe 2 punonjës të firmës së ndërtimit).

Shpallet në kërkim pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh.

Në zbatim të planit të veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen “Uji i ftohtë”, kanë evidentuar një rast të punimeve të ndërtimit, në një objekt në të cilin organet kompetente kishin pezulluar punimet.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. F., 41 vjeç, administrator i firmës së ndërtimit që po kryente punimet;

P. M., 46 vjeç dhe B. T., 19 vjeç, të dy punëtorë të kësaj firme ndërtimi.

Gjatë kontrollit të territorit nga Policia, këta shtetas janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një objekt 4-katësh, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në kundërshtim me vendimin e autoriteteve kompentente, të cilat kishin pezulluar punimet në këtë objekt.

Pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh, shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion