Temperaturat e larta dhe furnizmi me energji elektrike/ OSSH: Situata stabël, mirëkuptim në zonat e përfshira nga zjarret

Aktualitet

Temperaturat e larta dhe furnizmi me energji elektrike/ OSSH: Situata

Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar problemet e furnizimit me energji, në kushtet e rritjes së temperaturave.

OST dhe OSSH, po ndërveprojnë ngushtësisht për të eleminuar sa më shpejtë pasojat që sjell rritja e konsumit dhe regjjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve elektrike.

Konkretisht:

Linja 110kV Elbasan – Kusath u stakua për shkak të dëmtimit të transformatorit të rrymës, problem që u zgjidh menjëherë nga grupet e OST, duke zëvendësuar në kohë rekord pajisjen.

Në Bistricë, nënstacioni 110/35kV pati problem me transformarorin, duke sjellë stakim të energjisë elektrike deri në 15 minuta për dy nënstacionet e Sarandës dhe atë të Gjirokastrës.

Brigadat e OST dhe OSSH morën masa të menjëhershme për zëvendesimin e pajisjes së dëmtuar në pronësi të Kurum, dhe rikthyen në funksion të plotë sistemin e transmetimit.

Po këto ditë, konkretisht dje, pati një zjarr tek transformatori i fuqisë 110/10kV, në nënstacionin e Ibes, Tiranë. Përmes skemës unazë iu dha energji elektrike brenda një kohe të shkurtër pjesës më të madhe të zonave të prekura.

Brigadat e OSSH dhe OST kanë punuar pa ndërprerje për rivënien në punë dhe zëvendësimin e pjesëve elektrike të dëmtuara në nënstacionin e Ibës. Ky nënstacion është kycur dhe rivendosur në regjim pune sot rreth orës 11.00 të ditës së shtunë.

Situatë që kërkonte kujdes të shtuar ishte edhe stakimi i rrjetit 400kV Zemblak-Kardia, për shkak të zjarrit që ra në pjesën greke, në afërsi të nënstacionit Kardia.

Probleme pati edhe në linjën 150kV Bistricë – Mourtos.

Problemet me dy linjat e transmetimit nuk sollën stakime për konsumatorët pasi u u furnizuan nga linjat paralele.

Stafi i OST është në koordinim me OST greke për koordinimin e veprimeve të rikycjes së këtyre linjave.

Në tërësi, falë masava të mara nga OSSH dhe OST, situata aktuale e furnizimit me energji elektrike paraqitet stabël.

Kërkohet mirëkuptim në zona ku prania e zjarreve e bën të domosdoshme stakimin e energjisë elektrike për arsye sigurie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion