Mbante të fshehura në frigorifer 15 kg drogë, arrestohet shqiptari 52-vjeçar

Aktualitet

Mbante të fshehura në frigorifer 15 kg drogë, arrestohet

Policia italiane e Bolonjës ka goditur një rast të trafikut të sasive të konsiderueshme të drogës gjatë orëve të fundit.

Skuadra operacionale njoftoi se prangosur një 52-vjeçar shqiptar, i cili po fshihte 15 kg drogë lëndë narkotike në një apartament në ‘Via Bigari’. Ndërhyrja erdhi pas informacioneve për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit në zonë dhe të dhënave se ai posedonte lëndën narkotike në banesë.

Kontrollet e oficerëve i çuan brenda frigoriferit të të dyshuarit, ku u gjetën të fshehura 25 pako celofani që përmbanin hashash dhe 5 të tjera që përmbanin marihuanë, me një peshë totale prej afërsisht 15 kilogramësh.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion