Kush është i arrestuari Ilir Lloshi? ‘Licja’ i grupit ‘Çopja’ dhe rrëfimi i të penduarit Erion Alibej për të! Si i grabitën 50 kg kokainë në Angli

Aktualitet

Kush është i arrestuari Ilir Lloshi? ‘Licja’ i grupit

Një nga personat e arrestuar nga SPAK në operacionin e sotëm është edhe Ilir Lloshi. Emri i tij u zbuklua në dëshminë e bujshme të bashkëpunëtorit të SPAK, Erjon Alibej, gjatë dëshmisë së dhënë në gjyqin ‘Plumbi i artë’ në GJKKO, në seancën e 29 majit.

Teksa rrëfente “Masakrën e Bradasheshit” në dhjetor 2018, që ishte zanafilla e sagës së hakmarrjes dhe luftës mes grupeve, pasi i vranë vëllanë, Endrit Alibej, xhaxhanë Arben Dylgjeri dhe një mik turk të familjes, Alibej përmendi edhe historinë në Angli me Ilir Lloshin, e thirrur edhe me nofkën ‘Liicja’, që dyshohet se ishte edhe anëtari i grupit të Çopjave.

Alibej rrëfeu se si e ndihmoi Lloshin gjatë kohës që ishte rrahur dhe trembur pasi pretendonte se anglezët i kishin grabitur në bazën e organizatës 50 kg kokainë që kishte në ruajtje.

Të njëjtën dëshmi ai ka dhënë edhe për belgët më herët.

Alibej gjatë dëshmisë tregoi lidhjet e herdhme të vëllait të tij me Çopjat në Angli dhe më gjerë, pasi kishin miqësi që në fëmijëri dhe më pas rivaliteti dhe sulmet e përgjakshme. Ai zbuloi disa përplasje ndërsa Lloshi mësohet se ishte dërguar tek ortaku anglez i familjes Çopja si personi që ka patur sasinë e mallit e më pasi po ai e humbi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion