Temperatura ekstreme dhe skamje, OKB ngre alarmin: Kriza humanitare në Gaza po përkeqësohet
E ndërsa numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës është rritur në 37.396, kriza humanitare në Gazën jugore po përkeqësohet. Kriza humanitare po përkeqësohet me shpejtësi për dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur të grumbulluar në një zonë përgjatë bregdetit në mes të “vapës flakëruese të verës” dhe ku “konflikti aktiv dhe paligjshmëria” e bëjnë pothuajse të pamundur për punonjësit humanitarë të plotësojnë nevojat”. Kjo është ajo që lexojmë në raportin e fundit mbi situatën në Gaza nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (Unocha).
Agjencia e OKB-së gjithashtu raporton se në kampet për njerëzit e zhvendosur në Gaza qendrore dhe jugore, qasja në ujë është jashtëzakonisht e dobët dhe ka mungesë serioze ushqimi, si dhe qumësht dhe formulë për fëmijët.
“Shumë familje raportojnë se hanë vetëm një vakt në ditë dhe disa konsumojnë një në çdo dy deri në tre ditë”, thuhet në raport. Kufizimet e vendosura nga Izraeli vazhdojnë të “minojnë rëndë ofrimin e ndihmës dhe shërbimeve thelbësore humanitare në të gjithë Gazën, duke përfshirë sigurimin e ndihmës ushqimore, kujdesin mjekësor, mbrojtjen dhe mbështetjen e strehimit, si dhe shërbimet e ujit, kanalizimeve dhe higjienës për mijëra njerëz.”, - shton raporti i Unocha.