Dhurata luksoze, përqafime dhe verë, cfarë nuk u pa nga vizita e Putinit tek Km Jong Un

Vladimir Putin i dha lamtumirën 'mikut të tij' Kim Jong Un nga dritarja e aeroplanit të tij presidencial rus teksa u nis për në Vietnam mbrëmë vonë, duke mbyllur një vizitë shtetërore dy-ditore në Korenë e Veriut.
Gjatë kësaj vizite, liderët e dy vendeve deklaruan të forcojnë lidhjet e kombeve të tyre. - për të mos përmendur një miqësi personale të lulëzuar.
Dy krerët e shteteve nënshkruan dje një marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti që paralajmëroi një përmirësim të madh në marrëdhëniet dypalëshe, duke mbuluar sigurinë, tregtinë, investimet, lidhjet kulturore dhe humanitare - për të mos përmendur një pakt të mbrojtjes reciproke që kërkon që secili vend t'i japë ndihmë të menjëhershme ushtarake tjetrit në rast lufte.
Një marrëveshje e tillë shihet si një moment historik për marrëdhëniet Rusi-Kore e Veriut, duke i sjellë të dy vendet më afër tani se në çdo kohë tjetër që nga Lufta e Ftohtë.
Ndërveprimet mes Putinit dhe Kim-it teksa ata u takuan në Phenian sugjeruan se marrëdhënia e tyre personale ishte akoma më e fortë.
Ndoshta të aftë për të empatizuar dhe kuptuar njëri-tjetrin ndryshe nga kushdo tjetër, dy liderët jashtëzakonisht të fuqishëm shfaqën dashuri të plotë, duke ndarë të qeshura dhe përqafime të shpeshta ndërsa shijonin kënaqësitë e kryeqytetit të Koresë së Veriut.

Ata gjithashtu i dhuruan njëri-tjetrit dhurata – ku Putin mori një palë qen të rrallë gjuetie dhe disa vepra arti, përpara se ti bënte Kim Jong Un-it një xhiro me një limuzinë luksoze ruse që më vonë presidenti rus e ofroi si dhuratë në ndër të liderit të Koresë së Veriut së bashku me një set çaji dhe një shpatë të admiralit.
Pasi shkëmbyen dhuratat në ambjentet e godinës presidenciale Kumsusan dje, dy krerët e shteteve morën pjesë në një koncert gala përpara se të bisedonin deri në orët e vona të mbrëmjes me verë të kuqe.

Me avionin presidencial të Putinit duke pritur në asfalt, dyshja u ndanë një përqafim të fundit dhe i dhanë një lamtumirë të fortë njëri-tjetrit, përpara se Presidenti rus të hipte në bord.
Pak çaste më vonë ai u pa duke përshëndetur Kim nga dritarja ndërsa lideri i Koresë së Veriut dhe personalitetet e tij e shihnin atë nga pista.
Putini tani do të shpresojë që udhëtimi i tij në Vietnam të jetë po aq i frytshëm sa ky në Phenian në përpjekje për të ndërtuar një aleancë kundër Perendimit me të cilin po përballet që pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.
Rusia, e cila është furnizuesi më i madh me armatim i Vietnamit gjithashtu ofron teknologji jetike të kërkimit të naftës, është e prirur të mbajë 'bashkëpunim të ngushtë dhe efektiv' në energji, industri, teknologji, arsim, siguri dhe tregti, tha ambasadori rus në Vietnam, Genadi S. Bezdetko.


