Modric nervozohet dhe u largohet nga intervista pas pyetjes së gazetarit pas ndeshjes me Shqipërinë
Luka Modrić luajti shkëlqyeshëm për Kroacinë në ndeshjen e dytë në Euro 2024, por paraqitja e shkëlqyer e kapitenit nuk ishte e mjaftueshme për më shumë se një barazim 2:2 kundër Shqipërisë, e cila barazoi në minutën e pestë të kohës shtesë.
Kroacia është tani në një situatë shumë të vështirë pas debaklit kundër Spanjës (0:3) dhe vetëm një pike ndaj Shqipërisë, përpara ndeshjes së fundit. Të hënën duhet të fitojë kundër Italisë, por edhe nëse e arrin këtë, nuk është e sigurt për kalimin në fazën e eliminimit direkt.
Pas dështimit të ri në Euro, Modrić iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në zonën miks të stadiumit në Hamburg. Kjo është një zonë brenda stadiumit ku lojtarët ndalojnë dhe përgjigjen në këmbë disa pyetjeve të gazetarëve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Modrić iu përgjigj gazetarëve kroatë, por pas një pyetjeje nga një gazetar në gjuhën spanjolle, ai u zemërua dhe u largua demonstrativisht nga zona miks, transmeton Gazeta Express.
Në pyetjen në spanjisht, ai u përgjigj në kroatisht: “A daj, ajmo ća” (Ah, hajde, ikim) dhe falënderoi gazetarët për pyetjet duke u larguar.
Madrid Xtra, profili i tifozëve të Realit në platformën X, që ka 1.4 milionë ndjekës, zbulon arsyen e zemërimit dhe largimit të Modrićit (38):
“Gazetari e pyeti Modrićin nëse ndeshjen vendimtare të Kroacisë do ta luajnë lojtarët e rinj apo ata të vjetër.”