Temperatura deri në 37°C, si pritet të jetë moti sot

Aktualitet

Temperatura deri në 37°C, si pritet të jetë moti sot

Për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme.

Sipas parashikimit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet kryesisht i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri 37 gradë celcius në Tiranë, Fier, Elbasan dhe Berat.

Era me drejtim juglindje – jugperëndim 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri ne 14m/s.

 

 

ME TE LEXUARAT