Temperatura deri 28 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Temperatura deri 28 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira në shtim deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Këto vranësira në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

 Në periudha afatshkurtra dhe në relievet e larta malore të vendit reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim perëndim- jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 8 deri 24°C, në zonat e ulëta 9 deri 29°C dhe në zonat bregdetare 14 deri 28°C.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion