Atentat mafioz në Meksikë, kandidati për kryetar bashkie vritet gjatë fushatës elektorale

Bota

Atentat mafioz në Meksikë, kandidati për kryetar bashkie vritet

Një kandidat në zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero u vra nga një person i armatosur të mërkurën, ditën e fundit të fushatës zgjedhore, njoftoi Evelyn Salgado Pineda, guvernatorja e këtij shteti, i cili është rrënuar nga dhuna e bandave të krimit të organizuar.

Kandidati për kryetar bashkie në fshatin Cojuca de Benitez, Alfredo Cabrera , ishte mes mbështetësve kur një person i armatosur e qëlloi në pjesën e pasme të kokës, siç shihet në video.

Ai është kandidati i 24- të i vrarë që nga fillimi i fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës, sipas shifrave zyrtare.

Kartelet e drogës dhe bandat e tjera po kërkojnë të “imponojnë kandidatë” në zgjedhjet e ardhshme, i tha së fundmi AFP Victor Serrato, një prokuror i specializuar në çështjet penale të lidhura me proceset zgjedhore në shtetin e Michoacán.

Modus operandi është pak a shumë i njëjtë: “kriminelët zgjedhin një kandidat” dhe u bëjnë të ditur të tjerëve se “nuk kanë të drejtë” të marrin pjesë, duke i kërcënuar se do t’i ekzekutojnë nëse nuk i binden urdhrave të tyre.

Qeveria e presidentit në largim Andrés Manuel López Obrador  ka njoftuar se do të vendosë gjithsej 27,000 ushtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare për të garantuar sigurinë e qendrave të votimit të dielën.

              

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion