Të shtënat me armë në Vlorë, dëshmitari rrëfen tmerrin: Mu dukën si polic kufitarë, bridhte me kallash

Aktualitet

Të shtënat me armë në Vlorë, dëshmitari

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në Novoselë, ku një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me automatik drejt një lokali.

Një dëshmitar, personi që ishte brenda në lokal sëbashku me pronarin, Gjergji Nasi tha se një person i pajisur me syze dhe kapele ka qëlluar në drejtim të tyre dhe ka zbrazur një karikator të tërë.

“Vinte vërdallë. Unë pash një person. Unë e pandeha si ndonjë polic nga ata të kufirit. Me kallash bridhte këtej dhe bridhte andej dhe shikonte, por nuk foli asgjë.

Ai nisi të qëllonte që te dera pa u futur fare brenda dhe drejtimi i plumbave ishte që nëse një person do ishte ulur në tavolinë të kapte në kraharor ose kokë.

Plumbat larg nga ne ishin një metër e gjysmë apo dy e shumta. Në lokal ishim unë dhe i zoti i lokali. Zbrazi një karikator atje janë 28 shenja plumbash. Ne ikëm me vrap.

Unë nuk di gjë për motivet se unë jam njeri hallexhi se mezi nxjerr bukën e gojës. Nuk di gjë për të zotin e lokalit. Unë nuk merrem me politikë dhe nuk di gjë fare”, tha dëshmitari.

ME TE LEXUARAT