Polici i Rrugores akuza ndaj oficerit që dhunoi kamarierin 18-vjeçar: Më përplasën gruan te vizat e bardha, Ardian Isufi fshehu provat

Aktualitet

Polici i Rrugores akuza ndaj oficerit që dhunoi kamarierin

Rexhep Llacaj, efektiv i vjetër i policisë rrugore në Vlorë, akuzon ish-shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, i njohur në media për dhunën që ushtroi ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, se ka ndikuar në fshehjen e provave të një aksidenti rrugor në vitin 2021, ku mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e tij.

Llacaj, me një karrierë 25-vjeçare në policinë rrugore të Vlorës, ka deklaruar se Ardian Isufi, i cili në atë kohë ishte OPGJ i ngjarjes, ndikoi në fshehjen e provave.

“Në datën 24 Janar të vitit 2021 bashkëshortja dhe tre fëmijët e mitur po kalonin rrugën dhe në atë moment vjen një automjet i cili e merr përpara bashkëshorten dhe traumatizon fëmijët. Bashkëshortja qëndroi në koma për një kohë të gjatë, ndërsa sot është e paralizuar dhe fëmijët janë traumatizuar.

Kur kam shkuar pas disa ditësh për të kërkuar pamjet nëpër biznese, mu tha se mos u mundo kot se ngjarjen e kanë fshehur, kanë ardhur efektivë të tjerë që kishin ardhur më përpara dhe fshirë”, thotë Llacaj News24.

Ai thotë se kur ishte vartës i Ardian Isufit, në kohën kur ishte shef i qarkullimit rrugor të qytetit të Vlorës, i kërkoi atij të zbardhej ngjarja e aksidentit të 2021, por më pas Isufi e ka larguar nga policia rrugore.

Llacaj i cili e akuzon Isufin si manipulator të ngjarjeve, i bën thirrje prokurorisë që të rihapë dosjen e bashkëshortes së tij dhe jo vetëm.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion