Të martën nis Parlamenti / Çfarë pritet të diskutohet në sesionin e ri dhe pse protestohet?

Aktualitet

Të martën nis Parlamenti / Çfarë pritet të diskutohet
Parlamenti do të nisë punimet të martën e 8 shtatorit. Seanca plenare, e cila shënon nisjen e sesionit të tretë të legjislaturës së 11-të, pritet të nisë në orën 17:00.

Në orën 11:00 të paradites, përpara nisjes së seancën plenare, pritet që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku do të diskutohet dhe miratohet projekt programi i punës së Kuvendit dhe projekt kalendari i punimeve.

Fokusi pritet që të jenë dy reformat e rëndësishme, ajo Zgjedhore dhe Administrativo Territoriale. Për këtë të fundit ka pasur polemika për shkak të propozimit socialist që e redukton numrin e bashkive nga 61 në 46. Nisma pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutimit politik gjatë këtyre muajve.

Ndërkohë, ndërsa deputetët kthehen në Kuvend, ata do të priten nga protestuesit, të cilët kanë paralajmëruar se do të mblidhen para nisjes së seancës.

Ata kanë paralajmëruar se do t’i qëllojnë me vezë dhe domate, për të cilët thonë se nuk janë përfaqësues së tyre në Kuvend.

ME TE LEXUARAT