Plagosi rëndë me thikë kushëririn e tij pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 60-vjeçari në Lushnje

Aktualitet

Plagosi rëndë me thikë kushëririn e tij pas një

Një 60-vjeçar, i identifikuar si Izet Ymeri është vënë në pranga në Lushnje pasi ka plagosur rëndë me thikë kushëririn e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 71-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lushnjë

Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Y., 60 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ditën e djeshme, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, shtetasin F. Y., 71 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 71-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) të përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion