Të akuzuar për mashtrim me Call Center, GJKKO jep vendimet për 13 të pandehurit

Aktualitet

Të akuzuar për mashtrim me Call Center, GJKKO jep vendimet për 13

GJKKO ka dhënë vendimet për 13 të akuzuarit për mashtrim me vlerë rreth 7 milion euro të shtetasve gjermanë përmes call center-ave.

Erjon Kasmi, që konsiderohet personi kyç i një grupi kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal është shpallur fajtor dhe është dënuar me 7 vite e katër muaj burg.

Ai së bashku më 12 persona të tjerë dyshoheshin se kanë mashtruar nëpërmjet thirrjeve telefonike qytetarë gjermanë duke u zhvatur eurot. Për bashkëpunëtorin e tij Xhulian Xhafën Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim.

Ndërsa të akuzuarit Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, GJKKO i ka deklaruar të pafajshëm.

Organi i akuzës ka sekuestruar më herët disa llogari bankare të të akuzuarve si dhe disa pasuri të paluajtshme.

ME TE LEXUARAT