Tavolinë pokeri, kompjutera dhe armë të ftohta! Kush është 33-vjeçari i arrestuar në Vlorë!

Aktualitet

Tavolinë pokeri, kompjutera dhe armë të ftohta! Kush

Një 33-vjeçar është arrestuar në Vlorës padi organizonte lojëra fati të palejuara.

Mësohet se pronari i biznesit A.S., kishte vendosur brenda ambienteve kompjutera dhe tavolinë pokeri ndërsa janë sekuestruar edhe armë të ftohta

"Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, zbulohet një tjetër rast i organizimit të lojërave të fatit në një lokal. Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit, i cili organizonte lojëra fati të palejuara me kompjuterë dhe tavolinë pokeri.

Sekuestrohen pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri dhe një mjet prerës (thikë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Next”. Gjatë këtij operacioni, u evidentua një rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të jashtëligjshme në ambientet e një lokali në lagjen “Isa Boletini”, në qytetin e Vlorës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të këtij lokali, shtetasit A. S., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, pasi dyshohet se në lokalin e tij organizonte lojëra fati të palejuara përmes pajisjeve kompjuterike dhe një tavoline pokeri. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 6 pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT