"Tapë" në timon, suedezi arrestohet në Gjirokastër

Aktualitet

"Tapë" në timon, suedezi arrestohet në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetas suedez, i cili është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dijse se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.T 41-vjeç.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 41 vjeç, banues në Suedi, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion