I dehur në timon, 33-vjeçari përplas këmbësorin në Shkodër

Aktualitet

I dehur në timon, 33-vjeçari përplas këmbësorin

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin Pjeter Thani, 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin Aleksander Bala , 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas në vendin e quajtur rrethrrotullimi i spitaleve, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur kishte përplasur lehtë dhe një këmbësor.

Po nga Specialistët e Policisë Rrugore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 21 vjeç, banues në Shkodër pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion