“Tapë” në timon përplasi dy makina të tjera, në pranga 26-vjeçari në Fier
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi drejtonte makinën e tij tip “Audi” në gjendje të dehur duke përplasur dy mjete të tjera. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi , O.G, 26 vjeç.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi duke drejtuar automjetin tip "Audi", në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin H. A., 22 vjeç, banues në fshatin Dukas, si dhe një automjet të parkuar në rrugë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve, shtetasit H. A. dhe O. G., si dhe 2 pasagjerë, shtetasit Y. Sh., 25 vjeç dhe A. N., 27 vjeç, të cilët jashtë rrezikut për jetën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 56 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar pa leje, në tokën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. A., 31 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.