Big Brother e futi në izolim, Egla merr surprizën e papritur nga fansat

Showbiz

Big Brother e futi në izolim, Egla merr surprizën e papritur nga

Egla Ceno të dielën që kaloi u skualifikua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për shkak të disa sjelljeve të saj të përsëritura ndaj Meriton Mjekiqit.

Por gjatë ditës së djeshme u zbulua një detaj ku në klipin e publikuar nga Vëllai i Madh, Egla shfaqet në një dhomë të izoluar dhe vetëm. Ky detaj ka ngritur menjëherë pyetjet ‘nëse është larguar apo jo nga shtëpia?” dhe ‘a do të rifutet sërish në BBV3?”.

Dinamikat e ndodhura brenda këtyre 24 orëve kanë ndikuar shumë në profilin e Eglës në “Instagram”. Para se të shfaqej klipi i aktores në dhomën e izolimit, ajo kishte 50 mijë ndjekës.

Por menjëherë sapo në rrjetet sociale u bë virale video e Eglës, në profilin e saj në “Instagram” janë shtuar 11 mijë ndjekës, duke shkuar kështu 66 mijë.

Ndërkohë të gjithë janë duke pritur me padurim se çfarë do të ndodhë gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme të “Big Brother VIP3”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion