Synonte policinë por u bë vrasës, si u kthye Kasandër Noga në hasmin e vëllezërve Hasambelliu
Kasandër Noga, i futur herët në botën e errët të krimit, sot 46-vjeç, dikur kishte ambicie. Student i Akademisë së Policisë u përjashtua para se të diplomohej, kur plagosi në ambientet e shkollës me thikë një student nga Lushnja. Në Akademi njihej, gjakftohtë, pak i frikshëm, por inteligjent. Ra në hakmarrje fare i ri, para 24 vitesh, në Patos.
Kasandër Noga u konfliktua me Gentianin, vëllain e Erion dhe Geron Hasanbellit, sherr ky që vazhdon të shkaktojë viktima në Tiranë e Belgjikë. Erion Hasanbelliu i cili u largua në Itali, kontaktoi atje Mariglen Hodajn dhe i dha një shumë parash që t’ia dërgonte babait të tij, Aqif Hasanbellit në Patos. Por, Marigleni nuk i dorëzoi dhe më 4 gusht të vitit 2000 u vra në qytetin e Patosit.
Në përplasjen me armë u plagos djali tjetër i familjes Hasanbelli, Geroni. Erion Hasanbelli u cilësua organizator, kurse Hodaj ishte miku i ngushtë i Nogës. Më 19 gusht të 2000, Kasandër Noga hyri në Sanatorium i shoqëruar nga Julian Çela aty ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit. Me breshëri automatiku, i lanë të vdekur në vend. Ngjarja u njoh si ‘masakra e Sanatoriumit’.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Për të larë gjakun e babait, Geron Hasanbelli me vëllain, ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në 2002. Geroni strehohet në Itali, por arrestohet në 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës u arrestua nga policia belge u ekstradua në Shqipëri. Mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.
Geron Hasanbelli del i pafajshëm, vëllai, Erioni u dënua me 25 vjet burg. Në Apelin e Vlorës Geroni dënohet me 14 vite burg, ndaj u riarrestua. Pas disa vitesh vëllezërit Hasanbelli u liruan, por Noga i mbante nën mbikëqyrje. Në vitin 2022, Noga shtiu në qendër të Brukselit, Erion Hasanbellin, që mbijetoi, dhe një 1 vit më vonë Kasandër u vu në pranga.
Megjithatë në krah të tij, ishte Kevin Zeneli (Suçi). Nga qelia, vendosi të ekzekutojë Hasanbellit e nipat e tyre. Ilirian Feçi dhe vëllëzerit Indrit e Gentjan Beqiraj, u paguan për këtë plan. Por pas disa kohësh ata u tërhoqën nga frika, dhe për vrasjen Noga dhe Zeneli kontaktuan dy persona të tjerë, që ende nuk janë identifikuar.
Më 4 janar 2022, Kevin Zeneli dhe dy të panjohurit hapën zjarr drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë Hasanbellin, por ngatërruan objektiv. I vrarë mbeti Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë. Kasandër Noga humbi kësaj here, por a ka një plan të ri?