SPAK zbardh atentatin, juristi i veshur si polic zbrazi karikatorin në sy të fëmijëve të Edison Begajt

Aktualitet

SPAK zbardh atentatin, juristi i veshur si polic zbrazi karikatorin në sy

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur atentatin ndaj juristit Mitri Prifti.

Genti Nderjaku alias Kili, alias Ekil Nderjaku, një prej 6 të akuzuarve për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021, ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Priftit.

“Po kështu i pandehuri Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021, ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Mitri Prifti, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 i Kodit Penal”, sipas SPAK.

39-vjeçari Mitri Prifti u arrestua në vitin 2021 pasi ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së Edison Begajt, ngjarje e ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë.

Mitri Prifti ishte i veshur si polic kur qëlloi Begajn, i cili ndodhej në hyrje të banesës së tij në Kaninë.

Tentativa për vrasje ishte një hakmarrje për një incident që kishte ndodhur në një nga lokalet e zonës së Lungomares në Vlorë. Edison Begaj ishte konfliktuar verbalisht me Mitri Priftin dhe në debat e sipër Begaj kishte qëlluar me shpullë në debat e sipër Priftin.

Më 29 maj, Mitri i maskuar i zë pritë Begajt dhe e qëlloi me armë në fillim në bark e më pas në këmbë. Shënjestra e atentatit mori disa plumba, por pa rrezik për jetën.

Edison Begaj ishte në listën e operacionit forca e ligjit pasi ka qenë i dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për drogë dhe armë. Por edhe autori i atentatit juristi Mitri Prifti është i njohur për organet e drejtësisë.

Në vitin 2016 ai denoncoi se ai dhe kushëriri i tij ndërtues ishin kërcënuar nga grupi Shullazi në Tiranë. Por brenda pak ditësh i tërhoqi pas akuzat, duke u shprehur se nuk e njihte Emiljano Shullazin dhe as të afërmin e tij, Blerim Shullazi, madje as që kishte dijeni mbi ndonjë kërcënim të mundshëm të ndërtuesit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion